3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Rekord me koronavirus, Armend Zemaj e fajëson dhe e quan të papërgjegjshëm Arben Vitinë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas konfirmimit të 129 rasteve ka thënë se ka pasur papërgjegjësi totale nga ministri paraprak i dikasterit që ai tashmë drejton, Arben Vitia, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Zemaj ka thënë se me të marrë postin e ministrit, ka hyrë në një zyre boshe dhe pa asnjë dokument përpara.

“Papërgjegjësi totali e pranim dorëzimit nga Ministri Vitia, kam hyrë në një zyre boshe pa asnjë dokument përpara”, ka thënë ai.

Zemaj tutje ka treguar se a do të kërkojë rikthim të masave meqë numri ka arritur të shënojë rekord në regjistrimin e rasteve pozitive me koronavirus brenda një dite.

- Advertisement -

“Unë do të institoj me krejt kapacitetet që ka Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet e tjera, që të mos të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe të mos rikthehen masat rigoroze”, ka përfunduar Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit