3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Agim Bahtiri blen 30 mijë kondoma për mitrovicasit

Rekomandime

Qendra Klinike Mjekësore Familjare (QKMF) që është nën menaxhimin e Komunës që udhëhiqet nga kryetari që vjen nga VV-ja, Agim Bahtiri, ka paguar kohët e fundit një faturë mjaft të madhe, me vlerë mbi 130 mijë euro.

- Advertisement -

Në dokumentin që ka siguruar “Jepi zë”, produktet shihet se kushtojnë mjaft shtrenjtë, madje me çmimin që mund të blihen edhe në barnatore e jo siç zakonsisht ndodhë, të blihet me çmime më të ulëta kur bëhet fjalë për sasi kaq të madhe.

Ndër produktet e shtrenjta janë kondomat. QKMF që është nën menaxhim dhe buxhet të Drejtorisë së Shëndetësisë, ka paguar 15 mijë euro për 30 mijë kondoma, që i bie 50 cent për copë, që po konsiderohet çmim i lartë.

Një zyrtar i besueshëm i Komunës i ka thënë “Jepi zë” në kushte anonimiteti se çmimet janë të larta. Sipas tij, shumica e ilaçeve të blera kanë çmim të lartë dhe ka raste që edhe në barnatore gjenden më të lira.

- Advertisement -

Duhet theksuar se pagesa për kondoma është një prej më të lartave në faturën prej 130 mijë eurove.

E dokumenti që është siguruar nga “Jepi zë” por që nuk publikohet për të ruajtur konfidencialitetin, është nënshkruar më datë 26 prill të këtij viti.

- Advertisement -

Sidoqoftë, vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Komuna blenë produkte me çmime të larta. Mediat kishin raportuar në fillim të pandemisë se edhe maskat u blenë me çmim të lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit