12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Propozohet që çdo qytetari në Prishtinë që është infektuar me COVID-19 t’u dhurohen nga 50 euro

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në Kuvendin Komunal do të procedohet propozimi që çdo qytetari që është infektuar me COVID-19 t’u jepen nga 50 euro.

- Advertisement -

Kështu ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook, gjersa ka shtuar se paratë do të jepen për shpenzime shëndetësore.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor”, ka shkruar ai pos tjerash.

Postimi i plotë:Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë.

- Advertisement -

Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit