5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Investitori i Orendës pas vendimit për mbyllje: Është linçim ndaj biznesit tim

Rekomandime

Pronari i Qendrës për strehimin dhe kujdesin e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, Anton Rasaj, ku ditë më parë ishte rrahur dhe torturuar e moshuara Minire Nura, thotë se pas kësaj ngjarje biznesi i tij është bërë cak i thirrjeve për linçim pa asnjë bazë ligjore.

Në një video të dalë në media ditë më parë, shihet se si e moshuara Minire Nura, nëna e dëshmorit Taulant Nura, torturohej nga disa infermiere.

- Advertisement -

Hasaj në konferencë për media tha se pas vendimit të Ministrisë së Punës për mbyllje të kësaj qendre, u ka bërë thirrje familjarëve të të moshuarve që të i tërheqin ata.

“Orenda pa asnjë bazë ligjore ka qenë subjekt i thirrjeve për linqim dhe thirrjeve për mbyllje të biznesit, edhe pse ne vepruam shpejtë për veprimet e infermierëve. Duke qenë se ky objekt duhet të mbyllen ditën e hënën, sipas atij vendimi që Ministria e nxori në publik, isha i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të vin t’i tërheqin rezidentët nga qendra Orenda në Pejë”, është shprehur ai.

Hasaj tha se pas kësaj është i detyruar të “braktisë” këtë biznes por edhe vendin, ndërsa tha se infermieret në videon e publikuar të mërkurën, nuk paraqesin fytyrën e tyre reale si biznes.

- Advertisement -

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, pos të kthejë shpinën vendlindjes ku solla të gjitha kursimet e mia dhe të familjes sime, duke investuar në këtë qendër, tani e kuptoj më mirë pse Kosova nuk ka ivestime dhe investor të huaj, ose edhe ata që vijnë ikin, sepse këtu pa asnjë vërejtje paraprake të mbyllet biznesi në mënyrë arbitrare. Nuk di që ka ndonjë vend në Evropë që raste si ky nuk ndodhin, fatkeqësisht rasti si ky i joni ndodhi, por palët punojnë bashkë për të përmirësuar çkado që kërkohet. E kuptova këtë javë se në Kosovë ligji dhe praktika, apo thirrjet e dhunshme i paraprijnë drejtësisë, ky është linqim ndaj biznesit tim, thirrjet për të mbyllur biznesin nuk di si t’i quaj ndryshe.E kam thënë dhe e përsëris se sjelljet e infermiereve që tani janë në hetim, nuk paraqesin fytyrën tonë si biznes, paska qenë e kot kërkimfalja ime morale e menjëhershme”, u shpreh tutje ai.

Të premten Ministria Financave, Punës dhe Transfere, i hoqi licencën e punës kësaj qendre.

- Advertisement -

Kujtojmë se të mërkurën doli në media video ku torturohej një e moshuar në këtë qendër. Infermieret e përfshira në këtë video tani më janë arrestuar dhe janë ndaluar në mbajtje.

Po ashtu këtyre infermiereve iu janë hequr licenca e punës për këtë veprimtari nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit