5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kina i jep “shuplakën” e fuqishme Rusisë, Xi Jinping braktis Vladimir Putinin dhe e paralajmëron

Rekomandime

Këtë herë presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një qëndrim të qartë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në fakt, Kina kundërshton përdorimin ose kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore.

Këtë e deklaroi presidenti kinez, në paralajmërimin më të drejtpërdrejtë për aleatin e tij Vladimir Putin kundër përdorimit të armëve bërthamore në konflikt të pashpallur asnjëherë deri më tani.

- Advertisement -

Në rrethanat aktuale, komuniteti ndërkombëtar duhet të “kundërshtojë së bashku përdorimin ose kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore, të argumentojë se armët bërthamore nuk duhet të përdoren dhe se nuk duhet të bëhet luftë bërthamore dhe të parandalojë një krizë bërthamore”, tha Xi, cituar nga transmetuesi shtetëror i televizionit qendror të Kinës, gjatë takimit në Pekin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kina “shuplakë” Rusisë

Presidenti kinez, Xi Jinping, theksoi se Kina “mbështet Gjermaninë dhe BE-në për të luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e bisedimeve të paqes dhe në nxitjen e ndërtimit të një kuadri të ekuilibruar, efektiv dhe të qëndrueshëm të sigurisë evropiane”. Aktualisht, vazhdoi Xi, “situata ndërkombëtare është komplekse dhe në ndryshim” dhe “si fuqi me ndikim, Kina dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku në kohë ndryshimi dhe kaosi për të kontribuar më shumë në paqen dhe zhvillimin botëror”.

- Advertisement -

Në kohë “ndryshimi dhe kaosi”, Xi i kërkoi Scholz-it një “qasje konstruktive” dhe të braktiste logjikën e “konfrontimeve midis blloqeve ose ndërhyrjeve të animuara nga ideologjia”. Gjithashtu kancelari gjerman i kërkoi Xi-t të ushtronte ndikimin e tij te presidenti rus Putin për t’i dhënë fund “luftës së agresionit” kundër Ukrainës.

Presioni i kërkuar nga kancelari gjermane është një domosdoshmëri që ka të bëjë si me respektimin e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe me parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial , “e rëndësishme edhe për Kinën”, tha Scholz, i cili i kërkoi liderit të Kremlinit të zgjasë marrëveshjen për eksportin e drithit nga portet e Ukrainës, sepse “uria nuk mund të përdoret si armë”.

- Advertisement -

Kina po forcon marrëdhëniet me Perëndimin

Kina mesa duket po përfiton shumë nga lufta e Vladimir Putinit. Pekini po del më superior dhe ka kuptuar se cilën anë duhet të mbajë. Së fundmi presidenti kinez Xi Jinping tha se vendi i tij është i gatshëm të punojë me Uashingtonin për të gjetur interesa dhe për të arritur përfitime për të dyja administratat.

Kjo është një goditje e madhe për Rusinë e Vladimir Putinit. Kina dhe SHBA duhet “të gjejnë një mënyrë për t’u marrë vesh” për të mbrojtur paqen dhe zhvillimin në botë. Askush tjetër përveç Xi Jinping e shkroi atë, bardhë e zi, në një mesazh urimi dërguar pak ditë më parë dhe lexuar në darkën gala vjetore të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë (NCUSCR), në Plaza në Nju Jork.

Pas një mandati të ri dhe të paprecedentë si sekretar i Partisë Komuniste Kineze (PKK), Xi ka dërguar një sinjal të papritur afrimi me homologun e tij amerikan Joe Biden. Fjalët e përdorura nga udhëheqësi kinez zbulojnë dëshirën e Pekinit për të “ bashkëpunuar “ me Uashingtonin në emër të “bashkëjetesës paqësore”. Natyrisht, të dy fuqitë do të duhet të gjejnë “ mënyrën e duhur “ për të nxitur një proces pothuajse utopik deri pak muaj më parë. Por Dragoi, ndërkohë, të paktën ka hedhur themelet mbi të cilat mund të rindërtohet një dialog diplomatik me Shtetet e Bashkuara, mbi bazën e “respektit të ndërsjellë” dhe “bashkëpunimit të favorshëm”.

Arsyetimi për këtë nevojë, sipas fjalëve të Xi, është se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë këtë hap të rëndësishëm përpara, sepse bota “sot nuk është paqësore”. “Si fuqi të mëdha, forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimi midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara do të ndihmojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë globale dhe do të promovojë paqen dhe zhvillimin botëror ,” shtoi presidenti kinez.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit