Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se shtatë nga nëntë rastet e reja me koronavirus janë janë personel shëndetësor (mjekë,infermierë dhe staf tjetër).
Ai tha se gjendja e tyre është stabile. Ndërsa dy rastet e tjera janë raste kontakti me një person të infektuar nga komuna e Prishtinës.
Gashi njofton se nga nëntë rastet e reja pozitiv me Covid-19, shtatë raste janë personel shëndetësor.
Të nderuar qytetarë,
Sipas njoftimeve të IKSHPK-së në Komunën e Obiliqit, kanë rezultuar nëntë raste te reja pozitiv me Covid-19, sipas informatave shtatë raste janë personel shëndetësor (mjekë,infermierë dhe staf tjetër), ndërsa dy rastet tjera janë raste kontakti me një person të infektuar nga komuna e Prishtinës.
Të gjitha rastet janë të vetizoluar, ekipet e QKMF-së po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm dhe gjendja e tyre është stabile.Ju njoftoj të gjithëve se situata në Obiliq, është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik por për kujdes më të shtuar!Ju lutem, respektoni masat!
Xhafer Gashi