16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Hashimi, “unifikuesi” – shkeli Kushtetutën

Rekomandime

Përqarësi i politikës sonë Hashimi del të jetë “deus ex machina”. I bëri trysni deputetit të Nismes të votoj për Qeverinë Hoti. Kjo na qenka cikërrimë apo jo ? Pa pikë turpi iu kundërvua masave të Qeverisë Kurti, shkeli në zonën kriminale. E kap neni 403 i Kodit tonë penal. Rivalin e tij politik, Albin Kurtin, e quan kriminel. Kadal beg se ka hendeg !

Nga Agim MUHAXHERI

- Advertisement -

Presidenti Hashimi, “unifikuesi” në mënyrë flagrante, me të dy këmbët, shkeli Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai doli të jetë “deus ex machina”.

Nuk del kush t’ia ndalë turrin, ti thotë: Kadal beg se ka hendeg !

- Advertisement -

Tipi vajti një orë pas mesnate bashkë me liderin e AAK-së Ramush Haradinajn në konakun e deputetit të Nismës, H. Shalës.

I bëri trysni që votën ti jep Qeverisë Hoti.
Dredhinë deputeti i Nismës e konfirmoi në sallën e Kuvendit, më 3 qershor. Këtë fakt e pohoi edhe të nesërmën në TV Dukagjini.

- Advertisement -

E di ky apo jo Kushtetutën ?

Në nenin 83 të Kushtetutës thuhet:

“Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”.
Mëtej, në nenin 84, paragrafi 2 saktësohet: “garanton funksionimim kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë”.

Tipi kujton se është si mbreti i Francës, Luigji XIV, i cili thoshte: “L ‘ Etat, c’est moi” (Shteti jam unë).
Posti i presidentit te ne nuk është i përjetshëm. Ai mund edhe të shkarkohet nëse bën shkelje të rëndë të Kushtetutës (neni 91) dhese procedura për shkarkimin e tij inicohet nga 1/3 e deputetëve – me nënshkrimin e peticionit.

Nuk është hera e parë që Hashimi rrëshqet në akull.

Ky publikisht apeloi të mos zbatohen masat e Qeverisë Kurti – në kohë të pandemisë së Covid – 19.

Ky veprim paraqet vepër penale, i sanksionuar në nenin 403 – Thirrja për rezistencë.

E shkel nenin 403, rrezikon të dënohesh deri në 5 vjet burg.

Presidenti s’është mbi ligjin !

Ligji vlen “erga omnes”, njësoj për të gjithë.

Hashimi, i pacipë, nuk i mat fjalët. Merr rolin e prokurorit dhe gjykatësit… E quan kriminel Kryeministrin Albin Kurtin dhe ministrat e tjerë.

Ky përqarës, inatçi i madh, nuk ndien fare se ka ligje në këtë vend.

Kushtetuta s’është autobus, tren, avion, por akti më i lartë juridik e politik i shtetit.

Kur dokumenti juridik i shtetit shkelet nga presidenti dhe heshtin prokurorët e gjykatësit, kësaj i thonë vrasje juridike./Indeksonline

5 qershor, 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit