18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Boiken Abazi i VV’së ‘shpallë’ fitoren në Tiranë: Nuk është largmendsh të kemi fituar

Rekomandime

Boiken Abazi i VV-së i ka përsëritur akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe subjekteve tjera se i kanë vjedhur votat pas rezultatit zhgënjyes të tij dhe bashkëpartiakëve të tij.

- Advertisement -

Abazi ka deklaruar se “Nuk është largmendsh të kemi fituar mandatin në Tiranë”, ani pse është në fakt shumë larg larg larg mendsh që të ketë fituar meqë i mori vetëm rreth 2 mijë vota.

Bashkëpartiakët e tij, kandidati për Gjirokastër dhe ai për Lezhë, kanë pasur rezultat edhe më tmerrues.

Abazi ka kërkuar drejtësi, derisa ka thënë që votat për të janë shpallur të pavlefshme.

- Advertisement -

“Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.” – ka thënë z. Abazi.

Ai nuk ka treguar para aktivistëve të VV-së nëse do të ketë edhe festë të fitores.

- Advertisement -

Statusi i plotë:

Të vendoset drejtësi për krimin elektoral! Nuk është largmendsh ta kemi fituar mandatin në Tiranë.

Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht te PS). Për këtë krim elektoral tashmë kemi grumbulluar mjaftueshëm prova nga vëzhguesit tanë.

Deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë. Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit!

Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit