7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk jemi veç Ne të ‘mirë’

Rekomandime

Anipse boll mirë kish me qenë, po qe, s’jemi.

1. Edhe Qeveria Hoti e ka anën e ndritshme të saj, anipse u krijua nëpër ‘terr’ dhe me intervenime nga Presidenti.

- Advertisement -

Presidenti shkoi në shpi te Haxhi Shala në ora 1 pas mesnatës veç për metaforë, me ja vulos fatin Albin Kurtit, të cilit çdo problem i ndodhi pas mesnate.

Mua më duket interesant kur dikush ma ‘ftoh’ me stil.
Nuk idhnohem, kush është i zoti ‘ta ftoh’ valla.

Kështu, Hashim Thaçi s’ka mbetur kujt pa ja ‘ftoh’, gjithmonë pa stil, por qëllimit ia ka arrit.

- Advertisement -

Hashim Thaçi lufton shumë; ka diciplinë; ka krijuar rreth të gjanë; nuk i vjen inat me lutë edhe më ‘kurrkushin’ për t’ia arritë qëllimit; e kalon rrugën me të përshëndet dhe të jep rendësi.

Ka sukses pikërisht që paraqitet i dobët kur është i fortë dhe i fortë kur është i dobët.
Pra, i bjen në mend për secilin dhe për ‘të gjithë’. Dhe paraqitet se pa ‘ty’ nuk bën.

- Advertisement -

Pra, Hashim Thaçi bën politikë praktike, e jeton të sotmen dhe e do jetën.
Kjo është e drejta e tij, me çdo kusht me bë veten të suksesshëm dhe të lumtur.

Gabon secili që e fajëson Hashim Thaçin për dështimet e tij, se rivalët atë punë kanë, me ta nxi jetën dhe me ta shkatërru karrierën.

Prandaj, secili duhet t’i pranojë gabimet e veta dhe të bëhet gjykatës i vetvetes.

Pyete veten: Pse Hashim Thaçi më mundi?

Sepse, ishe i parashikueshëm dhe ashiqare e tregoje ‘thembrën tënde të Akilit’

– Sepse Ti ishe idealist, dhe Ai ishte praktik!

– Sepse, Ai (s’bjen në grackën e krenarisë), shtiret sikur ka nevojë për Ty (edhe kur s’ka), e Ti (krenar siç je) shtiresh sikur s’ke nevojë për Askënd (përveç për ideale) edhe kur Ke nevojës si për ajrin!

Pra, gjeje arsyen pse dikush ta ‘luan lojën’ dhe të mundë kaq shpejt dhe kaq kollaj.

2. Kontributi më i madh i njohur deri tash i Avdullah Hotit është loja shpërblyese me kupona fiskal, që ngriti vetëdijen te qytetarët, duke shpërblyer i motivuar me pagesë qytetarët, pa përjashtim.

Më gjatë nuk dua tani të flas për të, por për ministrat e tij.

Por, nëse Avdullah Hoti punon pa fjalë (hesht deri në shurdhëri), atëherë ka gjasa të ketë sukses të madh.

Sepse, për shkak të izolimit dhe luftës së madhe me fjalë, tani të gjithë kemi nevojë për heshtje, për shumë shumë heshtje.

Kush hesht shumë në këtë kohë, do të jetë ‘origjinal’ dhe i respektuar.

Avdullah Hotin donta bënte të suksesshëm veç heshtja, dhe shmangia sa më e madhe e debateve politike. Kështu s’do të ketë nevojë të matë oratorinë e tij me askënd.

3. Janë do ministra të mirë.

– Anton Qunin gjynah me sha.

T’vret Zoti, se ishte Antoni që luftoi me mish e me shpirt mos me ra qeveria Kurti.

– Vlora Dumoshi, është e qytetëruar dhe një zonjë e rëndë. Prania e saj në komunitetin artistik ka ndikim qetëues dhe unifikues.

– Armend Zemaj, i urtë por i guximshëm.

– Hykmetja është OK. Diti ta udhëheq arsimin në ditët më të rënda të pandemisë.

– Meliza është e guximshme.

Ka qenë e guximshme edhe kur nuk e ka deklaruar pasurinë.

Por, s’di pse Meliza po tutet m’u dukë ‘bukur’.

I ka terruar flokët, nuk ngjyhet, veç thinjat dhe musteqet çka nuk i ka lshu për me lënë përshtypje ‘serioze’.
Gabim.

S’ka asgjë më qesharake sesa ‘serioziteti’.

Ti mundesh edhe m’u mbulu krejt, por në politikë askush s’të merr seriozisht.

4. E frymëzuar nga ‘serioziteti’ i femrave, m’u kujtua se si vajzat ‘paraqiten serioze’ veç kur lypin burrë. Sepse, kështu kërkojnë burrat, gjithçka përveç ‘të vërtetën’.

E mshelin Facebook-un, Instagramin, ose i fshijnë krejt shoqninë e i lënë Friendsa veç naj kusherinë t’largët, e pastaj, pasi të martohen e kthejnë ngadale (por sigurtë) Facebook-un, por e ka edhe të atilla që bëjen ‘serioze’ përgjithmonë.

Kam pas dëshirë që ta thyej një tabu, atë bindjen e moçme sesi femra duhet të duket si mashkull për ta marrë seriozisht.

Jam e sigurt se e kam arritur këtë mini qëllim.

M’u çu m’i ngjy floktë, m’i bë të zeza, me vnu syze të leximit, me veshë shallvare tre furtalka, dhe setra deri te gjuni, çfarë fati kam, n’alla minutë m’u kish paraqit naj matematikan, veç pse s’ka shumë zgjedhje, se matematikën pak kush e studion.

Se kështu shkojnë këto punë, edhe seksi edhe serioze, s’shkon.

M’u dukë bukur, ta pranojnë, por m’u dukë seksi, e paranueshme, sepse s’është ‘serioze’.

Që që do të thotë vetë Jeta te zanafilla ‘atje’ nuk është ‘serioze’.

Prandaj, mos u mbrrol por qesh, se s’ka asgjë më serioze sesa kur knaqesh tuj qeshë.

5. E Vjosa Osmani shumë e veçantë. Dhe e mllefosur.

As nuk ka parti të veten, as nuk ndihet e vetmuar,
as nuk është në VV, por krejt fansat i ka të VV-së.

Ama virtyteve të Vjosës ka fillu me ja marrë anën çudia. Tash po duket më shumë e çuditshme sesa parimore.

Vjosa Osmani nuk di të bëj politikë.

Ajo di të punoj veç punë individuale ku nuk i përzihet askush dhe ku bëhet qysh do ajo.

Shkrimtari-shkrimtar edhe e bën kabull redaktorin. Unë qikjo që jam sa e sa tituj dramash e poezish i kam redaktu.

Nuk e kuptoj Vjosën.

Po bëhet e çuditshme me idhnimin e saj.

Ajo duhet të pajtohet me t’shpisë (LDK);
ose ta ndërtojë një shpi të re, t’veten…
ose ose të shkoj në VV, se mos të mashtrohet me Like-t, se gati krejt i ka të VV-së.

(Nëse LDK-në po e kban peng Isa Mustafa, kjo u pëlqen ‘pengjeve’ përndryshe s’ka logjikë që njerëzit normal e durojnë pengmarrësin. Pra, të gjithë janë të kënaqur me Isa Mustafën, përveç Vjosës.

Pakënaqësia e heshtur nuk ngjehet).

Pra, as nuk është e zonja të largohet,
as ta marrë LDK-në,
as të pajtohet ne t’shpisë,
as t’i mashtrojë me politikë,
as të largohet, e të pavarësohet nga LDK,
as t’i bashkohet Albin Kurtit.

Unë preferoj m’i ndjejt besnike dikujt që e dua edhe pas vdekjes (me të gjithë gabimet, me gjitha të metat). Prandaj Presidenti më quan ‘ ? i Kosovës’ ?.
Le të kushton sa të kushton dashnia.

P.S. Krejt janë më të ‘mençur’ se Ti dhe Unë, shoku im, Albin!
Se, s’mbet kush pa na e ‘ftoh’.
Mua Like-t veç më kanë prishë punë, e To të gjitha të mirat i ke, veç politikan ende s’je.
Bëhu.
Mbushu ‘sherr’!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit