Thaçi me Hotin së bashku në Washington përballë Serbisë, ky është fokusi takimit

0
113
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington do të ulen për bisedime Kosova dhe Serbia.

Kryeministri Avdullah Hoti ka dhënë detaje në lidhje me këtë takim, shkruan Indeksonline.

Ai tha se në këtë takim do jenë dy presidentët dhe dy kryeministrat e dy vendeve.

Tutje Hoti shtoi se fokusi i këtij takimi do jetë në projekte të mëdha ekonomike.

“Para se të vija këtu, bisedova me Grenellin dhe më tregoi më shumë për takimin. Fokusi takimit do jetë bashkëpunimi për çështje ekonomike”, u shpreh kryeministri në T7.

Ai tha se do të fillojnë me këtë temë, pasi që e sheh si hap të rëndësishëm për marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve.