16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Befason Avokati nga Drenica: Po të isha në pozitën e Kurtit do ta shpallja festë kombëtare ditën e arrestimit të tyre nga Specialja

Rekomandime

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka ‘befasuar’ me një postim të tij të bërë në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

Halilaj thotë se po të ishte në pozitën e kryeministrit Albin Kurtit, ditën e arrestimit të krerëve të SHIK-ut dhe oligarkëve tjerë nga Specialja duhet shpallur festë kombëtare.

Ai shkruan se, po të ishte në pozitën e Kryeprokurorit, për zhvatësit e privatizimit dhe shpronësimit të tokave, burgjet e Kosovës nuk kishin me i nxënë secilin që ka zhvatur.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Miq të dashur, po të isha në pozitën e z. Kurti ditën e arrestimit e krerëve të SHIK-ut dhe oligarkëve tjerë nga Gjykata Speciale duhet shpallur feste kombëtare.

Ndërsa po te isha në pozitën e Kryeprokurorit, për zhvatësit e privatizimit dhe shpronësimit të tokave të cilat “nder shekuj u lanë me g*ak” burgjet brenda Kosovës nuk kishin mi nxënë secilin që ka zh*atur me to dhe secilin që sipas detyrës ka qenë i obliguar të ndjeke, ndaloj apo vënë para drejtësisë zhvatësit/keqpërdoruesit të cilët për 22 vite kanë manipuIuar fshehur apo përfituar në mënyrën më ultë me to.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit