LAJMEOPINIONESPORTLIBRIEKONOMINDËRKOMBËTAREJETËROZË
Prokuroria e Shtetit ngrit aktakuzat e para për moszbatim të masave ndaj Covid-19 në
19/06/2020 | 17:39
Prokuroria e Shtetit ka nisur ngritjen e aktakuzave ndaj personave që gjatë pandemisë Covid-19, nuk kanë zbatuar rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Më shfaqjen e rasteve të para më konronavirus në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë së bashku me Qeverinë kishin marrë masa kufizuese për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit, ndër të cilat edhe kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetareve dhe mbyllja e restoranteve, kafeneve e qendrave tregtare.
Mirëpo këto masa nuk u zbatuan në përpikmëri nga qytetarët, gjë që ka rezultuar edhe me arrestimin e një numri të madh të tyre.Pas tre muajve, ka nisur edhe ngritja e aktakuzave për këtë raste, për veprën penale të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Njëra ndër to është Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka ngritur tre aktakuza të tilla, në Gjykatën Themelore në Pejë.Këtë gjë e ka bërë të ditur, për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e gjykatës në fjalë, Tringa Zhuti.
“Në Gjykatën Themelore në Pejë janë pranuar tri Aktakuza për vepër penale “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”, nga neni 250 i KPK-së.”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Zhuti.
Ndryshe, një vendimin i Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID – 19, i cilëson si kundërvajtje veprimet e personave të cilat bien ndesh me këtë vendim, ndërsa në anën tjetër, Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit janë duke i trajtuar këto veprime si vepra penale, duke iu referuar nenit 250 të Kodit Penal, që përcakton se “kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”.