7.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

VIDEO: E frikshme, bombat vërshojnë si shiu mbi fabrikën Azovstal të Ukrainës

Rekomandime

Në kompleksin e fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin-port Marioupol, vazhdojnë b0mbardimet masive nga ushtria ruse, në video të publikuara shihet se si b0mbat mbi këtë kompleks bien sikur shiu.

- Advertisement -

Për javë të tëra forcat ukrainase kanë mbetur duke Iuftuar në këtë kompleks, të cilin forcat ruse nuk po arrijnë ta mposhtin.

Në Marioupol vlerësohet se tani janë rreth 100 mijë banorë të ngujuar, ndërsa në kompleksin e fabrikës së çelikut Azovstal raportohet se janë rreth 2 mijë ushtarë ukrainas që po rezistojnë me egërsi suImeve të forcave ruse.

Në këtë fabrikë ka fortifikime të sofistikuara të nëndheshme, dhe kjo po ua pamundëson forcave ruse që të depërtojnë brenda këtij gjigandi.

- Advertisement -

Fabrika Azovstal është një kompleks gjigant i ndërtuar nga koha e Bashkimit Sovjetik, i tërë kompleksi përfshin një hapësirë prej 11 km2, dhe deri më tani ka qenë strehë e mijëra civilëve dhe ushtarëve ukrainas.

Forcat ruse edhe pse disa herë më shumë në numër të ushtarëve edhe pas b0mbardimeve masive, nuk kanë arritë të marrin këtë pikë strategjike.

- Advertisement -

Qyteti Marioupol tani më është një gërmadhë, pasi që artileria ushtarake ruse e ka bombarduar për javë të tëra, po nuk kanë pasë sukses që ta pushtojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit