Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në vendin tonë kanë rezultuar 82 person të prekur me koronavirus. Rastet e reja vijnë nga komuna e Prishtinës, Gjakovës, Vushtrisë, Prizrenit, Ferizajit, Vitisë, Podujevës, Fushë Kosovës, Klinës, Lipjanit, Obiliqit, Mamushës dhe Rahovecit.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë shëruar 7 persona nga koronavirusi.