11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Aromë lufte”, 3000 ushtarë amerikanë dërgohen në Lindjen e Mesme- Nisen edhe dy luftanije britanike

Rekomandime

Duke u lutur dhe duke puthur medalionet, mbi 3000 ushtarë amerikanë janë nisur drejt Lindjes së Mesme, aty ku situata mund të përshkallëzojë në një luftë fati i së cilës vështirë se mund të parashikohet.

Ushtarët janë nisur nga bazat amerikane për të mbërritur në Kuvajt, ku do i bashkohen 750 ushtarëve të tjerë që ndodhen tashmë aty.

Vrasja e Qassem Soleimani, truri i ushtrisë iraniane, ka tensionuar situatën deri në atë nivel sa shumë ekspertë nuk e përjashtojnë mundësinë e një lufte. Irani kërcënon me përgjigje të ashpër, ndërkohë që SHBA shprehet po kaq e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim.

- Advertisement -

Por nuk janë vetëm amerikanët që po lëvizin drejt zonës së nxehtë, edhe Londra ka njoftuar se do të dërgojë dy luftanije në rajon. Zyrtarët britanikë kanë deklaruar se anijet po dërgohen për të ruajtur anijet tregtare dhe qytetarët britanikë që udhëtojnë nëpërmjet Gjirit Persik.

Londra deklaroi një ditë më parë se çdo përshkallëzim i situatës në rajon është kundër çdo interesi të saj.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit