Rrjeti social Twitter, ka vazhduar me bllokimin e përmbajtjeve të shpërndara nga presidenti Donald Trump. Kësaj here, gjiganti social e cilësoi si lajm të rremë një video që shpërndau presidenti e që dukej sikur të ishte i CNN-it.
Ndërkaq titulli i lajmit ishte: “Fëmija i tmerruar ikën nga bebja raciste”.
Videoja që dukej sikur ndonjë raport i CNN-it është cilësuar si lajm i rremë dhe manipulim.
Bllokimi i videos së shpërndarë nga presidenti u bë vetëm pak orë pasi rrjeti tjetër social, Facebook, ia fshiu atij një reklamë fushate që shfaqte një simbol nazist.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 19, 2020
Përplasja ndodhi vetëm një muaj pasi Trumpi nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’iu shmangur mbrojtjes nga rrjetet sociale në lidhje me përmbajtjet e postuara. Orë më vonë, Trumpi përsëri shpërndau një video të manipuluar. Në këtë video, gazetarët akuzoheshin për përhapjen e lajmeve të rreme.