12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Sanksione për promovuesit e bashkimit”, Serwer: Washingtoni nuk vendos sanksione për ata që shprehin opinione

Rekomandime

Analisti dhe profesori i Universitetit John Hopkins në Uashington Daniel Serwer, i ka reaguar kolegut të tij Edward Joseph, i cili ka hartuar një raport/strategji bashkë me gjashtë autorë, përfshirë edhe një kosovar, rreth asaj se si duhet luftuar jo-stabiliteti në Ballkan.

Në raportin e shkruar nga amerikani, Edward Joseph, që është edhe kryeautor, Branislav Radeljic nga Serbia, Lulzim Peci nga Kosova, Iulia Joja nga Rumania, Jan Cingel nga Slovakia dhe Pol Vila Sarria nga Spanja, thuhet se do të ishte e pëlqyeshme që të vendosen sanksione për “promovimin provokativ” që kryeministri Albin Kurti ia bën “Shqipërisë së Madhe” dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, gjë të cilën Kurti e sheh si “Korrigjim të një historie të padrejtësisë për shqiptarët”.

- Advertisement -

Duke iu përgjigjur këtyre konstatimeve/kërkesave të autorëve, Serwer në reagimin tij ka deklaruar se ata bëjnë gabim kur sugjerojnë që SHBA duhet t’u vendos sanksione ligjore udhëheqësve të këtyre kauzave.

“Ky propozim merr vëmendje të madhe mediale në rajon, por nuk do të ndodhë. Uashingtoni nuk sanksionon opinionet por veprimet” ka thënë ai.

“Zyrtarët amerikanë mund të kufizojnë vizat për zyrtarët e huaj që thonë gjëra që Washingtoni i sheh si destabilizuese. Por, ata që shkelin ligjin duhet të bëjnë ligje, të organizojnë dhe të armatosin paramilitarë, ose të bëjnë veprime tjera të prekshme për t’u bërë subjekt të sanksioneve legale apo për t’iu ngrirë asetet” ka shtuar Serwer.

- Advertisement -

Deklaratën tij në gjuhën angleze e keni këtu.

Ndryshe Serwer në një intervistë për T7, Serwer ka thënë se raporti është interesant.

- Advertisement -

“Unë e mbështes me gjithë zemër idenë e ndjekjes së njohjeve evropiane me më shumë energji. Por SHBA përdor sanksione ligjore (financa, udhëtime, etj.) kundër njerëzve për atë që bëjnë, jo për atë që thonë.”

” Zyrtarët amerikanë mund të kufizojnë aksesin për njerëzit, pikëpamjet e të cilëve ata i konsiderojnë si të dëmshme, por ata nuk do t’i sanksionojnë ato. Kjo do të kërkonte diçka më shumë: futjen e legjislacionit, për shembull, ose propozimin e një amendamenti kushtetues” ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit