14 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

​Albin Kurti reagon ndaj lejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë

Rekomandime

Zgjedhjet parlamentare serbe janë lejuar të mbahen sot edhe në Kosovë.

Kjo me leje të qeverisë Hoti, e cila ka arsyetuar vendimin e saj se një gjë e tillë ka ndodhur edhe viteve të kaluara.

- Advertisement -

E lejimi i këtyre zgjedhjeve dhe mos mbajtja e zgjedhjeve komunale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërsa zgjedhjet lokale në dy komuna anulohen me muaj për shkak të Covid-19 është e papranueshme.

“Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit