Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Kjo gjë u bë e ditur nga QKUK, ku u theksua se pacienti ishte 70 vjeçar.
“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
97 pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, ku 93 prej tyre janë të prekur me COVID-19.
Nga kjo Klinikë Infektive sot është liruar një person i shëruar nga COVID-19 dhe gjithashtu është liruar edhe një rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.
“Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97raste.Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste.Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Gjithashtu u theksua se 41 persona janë duke u trajtua rme oksigjenoterapi dhe përkujdesje intesive, teksa në reparti ne Mjekimit Intesiv po trajtohen pesë raste në gjendje kritike.