7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arsyetohet Gërvalla: Autori i atyre fjalëve për UÇK’në është një zviceran jo unë

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë një interviste për për median zvicerane, nzz.ch ka kërkuar që shumë vr.asje të pasIuftës në vend të zbardhen.

Kryediplomatja kosovare thotë se në pjesën kur flitet për ushtarët e UÇK-së gazetari zvicran që e ka intervistuar atë, ka dhënë edhe një koment. Andaj sipas saj, deklarimet e mediave kosovare për këtë cështje janë të pavërteta.

- Advertisement -

Citati i mëposhtëm për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete. Pra citați shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin. Një keqinformim i tillë mund të ishte evituar po të ishte lexuar dhe kuptuar mirë teksti dhe gjermanishtja, para se të citohet dhe botohet në forma të tilla. Veçse një përsëritje e lodhtë e fushatës së përsëritur kundër nesh. Këmbëngulja e disave për të sulmuar dinjitetin dhe përkushtimin tonë për vendin nuk mund të funksionojë duke keqpërdorur UÇK-në. Në Kosovë gjithkush e din se kush e ka mbrojtur në të kaluarën dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit.”, thotë ajo.

E sipas artikullit, medi zvicerane ka raportuar lidhur me gjykimin që po iu bëhet ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në raportim e sipër thuhet se shumë shqiptarë të Kosovës mendojnë se Gjykata Speciale në Hagë është e padrejtë dhe se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti poashtu kishte kundërshtuar krijimin e gjykatës.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, kryediplomatja Donika Gërvalla Schëarz thotë se “Bashkë me të tjerët unë kam kërkuar vazhdimisht që vr.asjet politike pas përfundimit të Iuftës të hetohen plotësisht. Duhet të ketë drejtësi për të gjithë. Ne kemi nevojë për këtë, për procesin e brendshëm të shërimit të shoqërisë sonë”, tha ajo duke shtuar se fatkeqësisht gjyqësori kosovar nuk arriti që të zgjidhë çështjen e vr.asjeve të pasIuftës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla gjithashtu ka folur lidhur me drejtimin e shtetit, duke theksuar se përpiqet të zbusë pritjet që qytetarët kanë për qeverinë e re.

- Advertisement -

“Ne nuk mund të bëjmë mrekulli në katër vjet. Por do të përdorim kohën për të udhëhequr në rrugën e drejtë. Kështu që asnjë qeveri nuk mund ta kthejë atë që ka bërë më herët”, shtoi ajo.

Në Kosovë disa herë radhazi është kërkuar shkarkimi i ministres Gërvalla, për shkak të qasjes së saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së si dhe deklaratave të saja të dhëna lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla në vitin 2016 kishte deklaruar se ishte e gatshme të siguronte material provë për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në të kaluarën, Gërvalla gjithashtu ka akzuar ish-kreun e PDK-së Kadri Veseli si “kreun e një organizate që kreu krlme”.

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e emra të tjerë të UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në burgun e Hagës, derisa në drejtim të tyre po zhvillohet një proces gjyqësor nën aktkuzat për kinse krlme Iufte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit