Zvezdën e Beogradit e “godet” koronavirusi, pritet numër masiv i rasteve pozitive!

    0
    87

    Pesë futbollistë të Zvezdës së Beogradit kanë dalë pozitiv me koronavirus.

    Ata u testuan pas ndeshjes së fundit të shtunën, ku edhe fituan titullin kampion të Serbisë.

    Por frika tashmë është edhe më e madhe, pasi të infektuarit kishin festuar me 18.000 tifoz në qytetin e Beogradit.

    Tashmë pritet të ketë testime masive të atyre që ishin prezent në festë.

    Ky mund të jetë titulli më i hidhur në histori të Zvezdës.