8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ushtari britanik ritakohet pas 21 vitesh me dy përkthyesit e tij kosovarë: Ata tani janë të famshëm

Rekomandime

21 vite më par bashkë me forcat e NATO’s ishin edhe ato britanike që zbarkuan në vendin tonë me të cilët ishin edhe shumë përkthyes që u bënë pjesë e këtij emocioni.

Martin Browning, ushtarak britanik po kërkonte përkthyesit e tij, Genc dhe Arta, të cilëve mbiemrin nuk ua dinte.

- Advertisement -

Por nuk ishte vështirë të gjendeshin, ishte fjala për aktoren e famshme Arta Dobroshi dhe vëllain e saj Genc Dobroshi.

“Ishte e jashtëzakonshëm sepse nuk jam kthyer këtu që nga viti 1999, 21 vite më parë. Ndërsa jam kthyer përseri pas kaq shumë vitesh dhe e mendova, jam kthyer dhe do t’i gjej”, u shpreh ushtari britanik i kthyer pas 21 vitesh në Kosovë.

- Advertisement -

Kam ardhur në janar, dhe kam filluar të pyes, po nuk me kujtohej mbiemri i tre, vetëm, Arta dhe Genc.

Ishte vështirë t’i gjeja, pastaj ndodhi pandemia, por me ndihmën e Ardian Ndrecajt, i cili punon në Ambasadën Britanike arritëm të takohemi pothuajse në ditën e 21 vjetorit të çlirimit”, u shpreh tutje Browning.

- Advertisement -

Kishte menduar se asnjëherë nuk do t’i gjente.

Por ishte mahnitur që i kishte takuar përsëri.

Britaniku thotë se kishte njohur vetëm si studentë dhe nuk e dinte për sukseset e tyre në fushën e aktrimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit