2.1 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Gjendet i vdekur shtetasi gjerman në një banesë në Gjakovë

Rekomandime

Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jete në një banesë ku po jetonte në Gjakovë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

- Advertisement -

“Datë 06.11.2021 rreth orës 20:00, -Gjakovë, pas kerkeses se nje bashkepunetoreje per verifikim te nje shtetasi gjerman mbi situaten shendetesore te ti, policia se bashku me pronarin e baneses ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdher te prokurorit kujdestar ka hyrë ne banese dhe ka gjeturë shtetasin gjerman te shtrirë ne krevat”, tha Gjurkaj.

Ai shtoi se po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Ne vendngjarrje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e ti. Rasti eshte hapur si ‘’Vdekje e dyshimte’’ dhe se trupi i pa jete te dërgohet për ekzaminim ne institutin e mjekësisë ligjore. Ne lidhje me rastin janë informuar te gjitha Njësitet Relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtese”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit