8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Beqiri s’e përjashton mundësinë e koalicionit me AAK-në dhe NISMA-n, thotë se jo të gjithë në LDK e duan Kurtin

Rekomandime

Sot Kryesia e LDK-së ka mbajtur një mbledhje e cila edhe pse zgjati më shumë se dy orë, përfundoi pa një marrëveshje në lidhje me ofertën e fundit të VV-së për bashkëqeverisje.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë, në Debat Plus ka folur anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se nuk lëshojnë pe.

Ndërsa ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me AAK-në dhe NISMA-n.

Beqiri, shtoi gjithashtu se jo të gjithë e duan Kurtin për kryeministër, por marrëveshja është marrëveshje. Ai komentoi edhe postin e kryeparlamentarit, i cili ka bllokuar koalicionin.

- Advertisement -

“A po mendoni që të gjithë e pëlqejnë Kurtin nga radhët e LDK-së për kryeministër, po iu them që jo, por sa i përket kryetarit të Kuvendit, nuk shkon në seancë nëse s’ka marrëveshje.

Nëse s’ka pas propozim nga LDK dhe përgjigjen tonë e kanë marrë më 23 tetor dhe kanë shku në seancë pa përgjigjen tonë.

- Advertisement -

Por, ne kemi tregu që jemi edhe për marrëveshje edhe për bashkëpunim. Ata kanë shku pa marrëveshje me ne, e kanë ba propozimin.

Sot, ne ishim në një situatë, ne ende jemi ne negociata, në bisedime, ne po e konsiderojmë që posti i kryeparlamentari, shtyllë e një mirëbesimi të ndjersjelltë, nëse kjo s’bëhet nga VV kjo tregon se s’ka mirëbesim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit