1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shaip Kamberi: Nuk synojmë ministri në Qeverinë e Serbisë, por të drejta të barabarta

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe njëherësh kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë në një intervistë të shkurtër për KALLXO.com ka thënë se janë duke pritur që shqiptarët të përfaqësohen nga 3 deputetë.Kamberi ka thënë se përveç tij, shqiptarët do të përfaqësohen edhe nga Argjend Bajrami nga APN Preshevë dhe mund të jetë Nadije Beqiri nga Partia Demokratike në Bujanoc, duke theksuar se ky ka qenë rezultat i pritshëm.“Për ne rezultati është i pritshëm, ne tanimë jemi të sigurt se kemi fituar dy mandate, janë kalkulimet e fundit që do të bëhen për të parë a do të kemi gjasë ta fitojmë mandatin e tretë apo jo që edhe është një synim i listës sonë”, ka thënë Kamberi.Sipas tij, nëse do të kishin mundësi votimi edhe diaspora e Luginës, shqiptarët do të siguronin 4 ulëse në Parlamentin e Serbisë.

- Advertisement -

“Numri është aq sa është edhe fuqia jonë politike, tash reale, ne me këtë bashkim të partive politike kemi shfrytëzuar maksimalisht fuqinë tonë edhe pse po të ishte këtu diaspora shqiptare ne do të kishim pas mundësi t’i fitojmë 4 ulëse”, ka thënë ai.Kamberi është zotuar se do t’i ngrejë çështjet me të cilat përballet populli shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por u shpreh skeptik nëse në Beograd do të ketë vullnet politik për kërkesat e shqiptarëve.“Përfaqësimi sigurisht do të mundohemi ta bëjmë në nivel, çështja është sigurisht a do të ketë mjaftueshëm vullnet politik në Beograd për t’i dëgjuar dhe trajtuar çështjet të cilat ne do t’i paraqesim. E nëse në Beograd vazhdon të ketë mungesë të vullnetit politik për problemet jetike për shqiptarët, roli jonë do të mbetet vetëm sensibilizim të çështjes sonë dhe asgjë më tepër”, ka thënë ai.I pari i Komunës së Bujanocit ka treguar edhe për problemet me të cilat përballen qytetarët e Luginës duke filluar nga problemet në arsim deri tek ato të zhvillimit ekonomik, duke theksuar se këto do të jenë sfidat e para si përfaqësues të shqiptarëve në Parlamentin serb.“Sfida jonë e parë është përfaqësimi i barabartë i shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike, për ato institucione që veprojnë në Preshevë, Bujanoc, Medvexhë, ku ne nuk jemi të përfaqësuar.

Janë çështjet e arsimit me një gamë të gjerë temash, mungesa e teksteve, mungesa e kurrikulave, mosnjohja e diplomave dhe zhvillimi ekonomik që po ndikon në mungesën e perspektivës për gjeneratat e reja”, ka theksuar Kamberi.Duke iu referuar dialogut Kosova-Serbi dhe takimit të 27 qershorit, Kamberi ka thënë për KALLXO.com se pret nga liderët kosovarë që çështja e Luginës të mos lihet jashtë tavolinës së bisedimeve.

“Po shpresojmë që Qeveria e Kosovës në takimin e 27 qershorit dhe në Samitin e Parisit ta shtrojë çështjen e Luginës së Preshevës si temë, të drejtat e shqiptarëve për të gjetur përfundimisht një zgjidhje të drejtë për rajonin tonë”, ka thënë ai.Kandidati shqiptar për deputet në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë që në takimin e 27 qershorit liderët politikë kosovarë duhet të insistojnë që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e pakos ekonomike.

- Advertisement -

“Takimi në Washington me sa kam informata pritet të diskutohet për një pako ekonomike, në takimin e para 3 ditëve më kryeministrin Hoti shtruam kërkesën që çfarëdo pako ekonomike që paraqitet për Serbinë, Kosova duhet të insistojë që pjesë e asaj të orientohet në Luginën e Preshevës për ta ulur shkallën e pazhvillueshmërisë, por që edhe Kosova edhe Shqipëria të ndërtojnë një program të veçantë të ndihmës për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka theksuar ai.

Kamberi ka kërkuar që në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë të kërkohet që të ketë reciprocitet etnik ashtu që shqiptarët në Luginë të kenë të drejta si serbët në Kosovë, duke theksuar që dëshira e Luginës është ajo e njëjta, pra bashkimi me Kosovën.“Duhet të ndërtohet një reciprocitet më të drejtat e serbëve në Kosovë, sepse Kosova është një shembull kushtetues i respektimit të të drejtave të minoriteteve, dhe ka të drejtën e plotë morale që të njëjtat gjëra ti kërkoj nga Serbia në marrëveshjen që pritet të arrihet, pra një kusht tjetër i ndërtimit të stabilitetit ndër-fqinjësor duhet të jetë edhe përmirësimi i pozitës së shqiptarëve në Luginë”, ka thënë tutje ai.I pyetur nga KALLXO.com se nëse koalicioni i 5 partive shqiptare do të dëshironte një post ministror në Qeverinë e Serbisë, Kamberi ka thënë se nuk është i interesuar për këtë gjë, duke theksuar se dëshiron trajtim të barabartë të shqiptarëve në shtetin e Serbisë.“Me siguri që do të na ftojë në biseda për të marrë mendimin tonë rreth mandatarit të ardhshëm, por a do të ketë vullnet politik ti shoh shqiptarët që të jenë pjesë e shumicës shqiptare do të shohim sesi do të zhvillohet. Megjithatë kërkesa jonë nuk ka të bëjë me një post ministror ja të bëjë me punësimin e barabartë të shqiptarëve të institucionet e shtetit, pra nuk na mjafton dhe nuk jam i interesuar për asnjë post që mund të ofrojë Qeveria e Serbisë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Dje në Serbi dhe në komunat me shumicë serbe të Kosovës janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Partitë shqiptare në Luginë të Preshevës për herë të parë janë bashkuar për të synuar më shumë ulëse në Parlamentin e Serbisë.Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.Sipas televizionit publik serb, RTS, deri më tani kur janë numëruar 91.10 % e vendvotimeve, sipas të cilave deri më tani partia SNS e Aleksandar Vuçiq do të ketë 191 ulëse në Parlamentin e Serbisë, apo 62.60% të votave totale.

Partia e Ivica Daçiq do të ketë 33 ulëse, ndërsa edhe partia e tretë e cila ka kaluar pragun zgjedhor Lista Aleksander Shapiq (Fitore për Serbinë) do të ketë 12 ulëse në Parlament.Nga partitë e minoriteteve, ajo që përfaqëson komunitetin hungarez do të ketë 7 ulëse.Alternativa Demokratike e Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar deri më tani ka të konfirmuara 2 ulëse, për dallim kur mbrëmë në fillim ishte raportuar se shqiptarët do të kishin 4 deputetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit