I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se takimi në Washington do të mbahet siç është paralajmëruar më 27 qershor në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Grenell ka deklaruar se takimi do zhvillohet mes presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Grenell njoftoi më parë se presidenti Thaçi ka anuluar udhëtimin e tij për në Washington, pas aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.