10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Reagon edhe Rama pas aktakuzës së Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Rekomandime

Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme ka dorëzuar aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, kanë reaguar figura të shumëta politike në vend dhe jashtë tij.

Një të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili është shprehur i indinjuar me këtë veprim, ndërsa ka shtuar se nesër do të shprehet publikisht përmes një mesazhi për të gjithë shqiptarët.

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit