21.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Vuçiq: Nuk është punë për Walker, formimi i Qeverisë së Kosovës

Rekomandime

Presidenti Serb, Aleksander Vucic, i është përgjigjur akuzave të William Walker, i cili tha se Vucic është politikan i llojit të Milosevicit, dhe ishte ministër i informimit në atë kohë.

- Advertisement -

Akuza e kundër akuza janë shkëmbyer në largësi në mes të Presidentit serb, Aleksandër Vucic dhe Ish-shefit të OSBE’së.

Nuk është punë për të, është përgjigjur, Presidenti serb, Vucic, duke komentuar ardhjen e Walker në Kosovë i cili ishte në vizitë në zyrat e VV’së dhe LDK’së, ndërsa në serbi është raportua se po kontribon në bërjen e Qeverisë.

Gjithashtu Vucic ka thënë së nuk është me koha e Walker.

- Advertisement -

“Sot Serbia nuk është më një ‘grusht i tërshërës’, siç ke thënë në 1999, nuk është me koha juaj William, ka thënë Vucic, duke ju përgjigjur pyetjeve të mediave.

Ai vuri në dukje ironi se Walker, ashtu si dikur me pranimin e tij për të formuar një Kosovë të pavarur, tani është larguar për në Prishtinë, pasi tani është një formë e Shqipërisë së Madhe, por theksoi se nuk do të ndodhë.

- Advertisement -

Ish-shefi i misionit të verifikimit të OSBE-së, William Walker, ishte personi kryesor që kishte raportuar mbi masakrën e Reçakut gjatë vitit 1999.

Ndërsa, ish-shefi i OSBE’së, William Walker iu është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vucic që deklaroi se masakra e Reçakut ishte “shpikje e Walkerit”. Walker i cili u ftua ta vizitojë Kosovën edhe këtë vit për të respektuar 45 viktimat e kësaj masakre që ndodhi 21 vite më parë, ka kërkuar nga Vucic që të zgjohet, duke thënë se ai e di të vërtetën për atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës.

“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme, se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviq. Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… ai e di të vërtetën që ndodhi në Reçak. Besoj se ishte ministër i informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviqit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, ka thënë Walker

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit