18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Miliarderi Gates paralajmëron: Më e keqja ende nuk ka ardhur

Rekomandime

Miliarderi i Microsoft, Bill Gates ka paralajmëruar se ekziston një rrezik ‘mbi 5%’ që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e pandemisë Covid 19.

Filantropisti tha se nuk donte të dukej pesimist por paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant ‘edhe më transmetues dhe akoma më fatal’.

- Advertisement -

Ai tha se rreziku që kjo të ndodhë është ‘mbi 5%’ dhe do të thotë se bota duhet të shohë akoma më të keqen e pandemisë.

Nuk është hera e parë që ai bën një parashikim të tillë.

Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

- Advertisement -

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një pesimist por është shumë më e lartë se një rrezik prej 5 për qind që kjo pandemi, të mos e kemi parë as më të keqen”, tha Gates.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit