Reperi shqiptar Gramoz Aliu, apo siç njihet nga publiku si Mozzik, është parë vazhdimisht në mbështetje të liderit të Partisë Demokratike të Kosovës.
E nuk kishte se si të mungonte reagimi i tij në kohën kur është ngritur aktakuzë ndaj Kadri Veselit, njërit nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi në Facebook, Mozzik ka ofruar mbështetjen ndaj Veselit.
“O Baca Lul po ata që gëzohën sot qe të paska ftuar gjykata speciale po ata nuk janë shqiptarë more !
O përherë me ty o Komandant amo bash gjithë jetën me ty !
Shkofshi e u kthefshi faqebardhë.
Nuk ka birë Nane që dënon luftën e pastërt të UÇK-së !
Respekt për Çlirimtarët” , ka qenë reagimi i tij përkrah fotografisë ku shihet së bashku me të.