16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Borrell mirëpret sanksionet e SHBA-së ndaj serbëve të Kosovës

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, ka mirëpritur sanksionet që ShBA ka ndërmarrë për rrjetet korruptive dhe të KRlMlT të organizuar në Ballkanin Perëndimor përfshirë edhe grupin kriminaI që operon në veri të Kosovës në krye Zvonko Veselinoviqin.

Borell ka shkruar se vendimi i ShBA-së për futjen në listë të sanksioneve është një hap i rëndësishëm në luftimin e KRlMlT të organizuar në Ballkanin Perëndimor raporton Kosova ime.

- Advertisement -

“Përcaktimi nga SHBA-ja është një hap i rëndësishëm në luftën kundër KRlMlT të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Shkatërrimi i rrjeteve kriminaIe ndërkombëtare kontribuon në siguri dhe stabilitet dhe e përmirëson sundimin e ligjit në tërë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në ndjekjen e këtij objektivi të përbashkët”, ka shkruar Borell.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të KRlMlT të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

- Advertisement -

komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminaI të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit