16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ukaj që iu vërsul Vjosa Osmanit, premton se do t’ia mbyll gojën edhe Mimoza Kusarit

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i njohur si deputeti që iu vërsul kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, gjatë një seance të mbajtur në Kuvend javë më parë, ka thënë për deputeten Mimoza Kusari-Lila, se do t’ia mbyllim gojën edhe kësaj.

- Advertisement -

Kjo për shkak se Mimoza Kusari-Lila, kritikoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, duke thënë se ky i fundit doli në terren duke qenë i dyshuar se është i infektuar me koronavirus.Ndërkohë, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, reagoi përmes një shkrimi në Facebook, duke e quajtur “xhelate” deputeten Kusari-Lila.

Në një reagim në Facebook ku shahej deputetja Kusari Lila për kritikat që ia bëri Hotit, Ukaj ka shkruar “Ajt se edhe ksaj ja mbyllim gojën”.Kryeministri Hoti ka njoftuar dje përmes një shkrimi se ka dalë pozitiv në testin ndaj koronavirusit.

Rrjedhimisht, si i dyshuar potencial me koronavirus, Hoti kishte dalë në terren duke vizituar disa biznese dhe fermerë në Dragash.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit