3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

5 vite nga votimi i Speciales, Selimi: Thaçi si kryeministër, atëherë thoshte së Gjykata Speciale e pastron UÇK-në!

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka bërë një postim në Facebook, me rastin e 5 vjetorit të votimit të Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Ai ka thënë se edhe pas 5 viteve, VV ka të njëjtin qëndrim. Derisa citon disa fjali të presidentit Thaçi, kur ai si kryeministër thoshtë se Gjykata Speciale pastron UÇK-në.

Ky është postimi i plotë i Selimit:

5 VJET PAS VOTIMIT TË GJYKATËS SPECIALE

- Advertisement -

Sot, më 3 gusht 2020, u bënë 5 vjet nga dita kur u ndryshua Kushtetuta e Kosovës në Kuvend për t’i bërë vendin e shtruar rrugën Gjykatës Speciale.

Sot, 5 vjet më vonë, ne Lëvizja Vetëvendosje, kemi të njëjtin qëndrim. Por, a thua çfarë mendimi kanë sot ata deputetë (veteranë të luftës) që e votuan specialen atë ditë? Po vetë ai që e solli në Kuvend, kryeministri i atëhershëm (presidenti aktual Thaçi) që i detyronte deputetët që ta formojnë këtë gjykatë, çka mendon sot?

- Advertisement -

Nuk besoj që mendojnë njëjtë, sidomos presidenti që duket se nuk ka besuar që edhe ai vetë do të “bie në minat e veta”.

Thaçi si kryeministër, atëherë thoshte së Gjykata Speciale e pastron UÇK-në. A mendon edhe sot ai se thirrja e tij në Hagë e pastron UÇK-në? Ai thoshte atëherë se kjo gjykatë do të merret vetëm me individë e jo me me luftën e UÇK-së. A u përgjigj atje si individ pra?

Askush nuk mund t’ua shlyejë kujtesën qytetarëve që ishin dëshmitarë kur para 5 vitesh ne i paralajmëruam ata që e VOTUAN, e që sot e VAJTOJNË faktin se ekziston kjo gjykatë.

Po OVL-ja, a ekzistonte edhe në vitin 2015? Sa ditë protestoi aso kohe? Madje njoh shumë të tillë që në ditën kur u votua kjo gjykatë ata nuk i prishen as pushimet në Durrës të sponsorizuara nga Qeveria. Po ata deputetë që thonin atëherë që vota për Specialen është qëndrim i partisë? Cili është sot qëndrimi i asaj partie që iu ftua edhe lideri në Hagë?

Atje, nuk do të doja ta shihja asnjë luftëtarë të UÇK-së. As ata që kanë qëndruar larg vijave të frontit. Por Gjykata Speciale ka edhe kontribuesit, sponsorizuesit dhe përgjegjësit e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit