2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rama e quan pamflet njoftimin për aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit: Dukej sikur lexoje për Kosovën si agresore

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ka folur pas zhvillimeve të djeshme dramatike në politikën kosovare që erdhën si pasojë e bërjes publike të aktakuzave kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

Rama ka kritikuar në mënyrë të veçantë njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Speciale, duke e cilësuar si një pamflet e tekst indinjues, që sipas tij, të krijon përshtypjen se Kosova ka qenë vend agresor dhe jo një vend viktimë.

- Advertisement -

“Imagjinoni dikë që nuk di rrethanat e nënshtrimit të Kosovës, se çfarë perceptimi krijon kur të lexojë lajmet e djeshme. Në atë tekst, duket sikur lexon për atdheun e agresorëve, jo për vendin e viktimave të agresionit”, ka thënë Rama në Kuvend.

Rama ka thënë se njoftimi i Prokurorisë Speciale është edhe një veprim i pakuptueshëm sa i përket aspektit juridik.

“Dhe në fund të ditës, ai tekst indinjues, që nuk është aktakuza në vetvete, por është vetëm një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik dhe në aspektin e procedurës si një drejtësi e drejt. Një prelude mediatik i një procesi që më pas vijon. Por si i tillë ngre një varg pikëpyetjesh. Pikëpyetje të rënda, jo vetëm mbi pastërtinë e liderëve politik, por edhe mbi vetë kauzën e UÇK’së”, ka shtuar Rama.

- Advertisement -

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se liderët e UÇK’së për më shumë se 21 vjet kanë jetuar mes lavdeve për drejtimin e luftës çlirimtare dhe mes akuzave për krime.

“Që nga njëra anë kanë drejtuar luftën çlirimtare dhe nga njëra anë kanë ngrënë njerëz e fëmijë e romë si kanibal”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Ndër të tjera Rama ka thënë se Thaçi, Rama, Haradinaj e gjithë UÇK’ja nuk kanë nevojë për mbrojtje publike, pasi që janë vendosur në anën e drejt të historisë dhe e kanë bërë historinë vet.

“Përballë historisë as Thaci, as Veseli e as Haradinaj, asnjë prej krejt të akuzuarve në 21 vjet, si dhe vetë UCK s’kanë nevojë për mbrojtje publike. Sepse përtej kësaj tërkuze, të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejt të historisë dhe e kanë bërë historinë vet, duke i dhënë asaj pa ndryshueshmërinë, si histori i çlirimit”, shprehet Rama.

Përveç tjerash ai thotë se duhet kujtuar se ka qenë lufta e UÇK’së, ajo që ka zgjuar ndërgjegjen e fjetur të botës demokratike.

“Na duhet të bëjmë një hulumtim të shpejtë në kujtesë, për ta sjellë në vëmendje, se është falë tyre u trondit ndërgjegjja e fjetur e botës demokratike”, ka shtuar kryeministri i Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit