Tuesday, July 23, 2024

Flasin Arben Gashi e Florian Dushi: Ja pse ishim vetëm 4 zyrtarë të LDK-së, në takim me Isa Mustafën

- Advertisement -
- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Arben Gashi ka dhënë detaje për takimin që kanë pasur ai së bashku me deputeten Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj dhe anëtarin e KQZ-së nga kjo parti Florian Dushi, me kryetari ne LDK-së, Isa Mustafa.Gashi në një përgjigje për Gazeta Blic ka thënë se në këtë takim që ka qenë prezent edhe sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri kanë folur për përgatitjet dhe programin qeverisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel qendror.“Ishte takim pune, programi qeverisës i LDK-së, çështjet e programit qeverisës, fushata e këso gjërash, shpërndarja e Kuvendit, takim mes kolegëve’, ka thënë arben Gashi raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me Florian Dushin, që është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga kjo parti e i cili ka thënë se takimi me kryetarin e partisë për fokus, ka pasur diskutimet për planin e LDK për të marrë drejtimin e vendit pas zgjedhjeve kurdo që mbahen ato.“Bashkëbisedim rreth programit qeverisës së LDK-së”, ka thënë Dushi, shkruan gazeta Blic.I pyetur se pse në takim kanë marrë pjesë vetëm pak deputet e njerëz të tjerë të LDK-së, Dushi ka pasur një shpjegim për këtë.

- Advertisement -

“Sepse jemi të ndarë në grupe më të vogla sipas temave’, ka thënë ai.Derisa vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme shumica e subjekteve politike tashmë kanë bërë publike ose kanë zyrtarizuar kandidatët për kryeministër.

LDK më 3 gusht të këtij muaji ka zgjedhur kryetarin edhe për një mandat katër vjeçar por që ende nuk ka konstituuar kryesinë e re të partisë e as që ka vendosur se kush nga kjo parti politike do të jetë kandidat për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme.Nënkryetar I LDK Haki Rugova ka thënë dje për Gazeta Blic se për këtë do të vendos shpejt kryetari Isa Mustafa dhe njerëzit që janë me ndikim në këtë parti.Deri tash janë përmendur dy emra se mund të jenë kandidat të kësaj partie për kryeministër – Lutfi Haziri ose Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura