Rinia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, në shenjë simbolike kanë lëshuar një banderol-flamur, me fotografitë e liderëve politik të UÇK-së, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit Kadri Veseli, në shenjë proteste ndaj akuzave të pretenduara me motive politike nga Gjykata Speciale, në kohë të përfundimit të dialogut.
Në shenjë falënderimi RDK kanë valëvitur këtë flamur, nga Kalaja e Prizrenit që është vatër ndërshekullore e rezistencës kombëtare, në drejtim të Lidhjes së Prizrenit që është objekt i unitetit të shqiptarëve, për të vazhduar drejt Sheshit “Shadërvan”.
Kryetari i Degës së RDK-së në Prizren, Adrit Krasniqi, dhe Anëtari i Kryesisë Qendrore të RDK-së, Albrim Badallaj, para mediave deklaruan se si qytetarë të Prizrenit jemi përherë falenderues ndaj ideatorëve, themeluesve dhe liderëve politik të UÇK-së, ku fal luftës heorike çlirimtare, sot, jetojmë dhe frymojmë shqip, në frymën e të parëve.