12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pos Abdixhikut, as Quni nuk mori pjesë në votimin për koalicionin LDK-AAK-Nisma

Rekomandime

As ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, nuk ka marrë pjesë në votimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma-AKR dhe komunitetet.Kjo pyetje iu dërgua anëtarëve të KP-së së LDK-së nga kryetari Isa Mustafa në rast se i jepet mandatari për formimin e qeverisë së re..

- Advertisement -

Përveç ministrit në detyrë të Infrastukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, as ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, nuk ka marrë pjesë në këtë votim, njofton Klan Kosova.

Nga 124 anëtarë aktualë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit