12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Distria Krasniqi bën krenarë të gjithë shqiptarët, e ngrit flamurin e Kosovës mbi atë të Serbisë

Rekomandime

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje të artë Kosovës. Më pas është ngritur edhe flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë dhe Argjentinës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Xhudistja pejane ka shkëlqyer në “Grand Slamin” e Hungarisë, garuesit tjerë kosovarë u eliminuan herët.

Xhudistja pejane ka shkëlqyer në “Grand Slamin” e Hungarisë, i cili filloi sot.

- Advertisement -

Krasniqi ka dominuar në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest. Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.

Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.

- Advertisement -

E në gjysmëfinale, “Disi” e mundi izraeliten Shira Rishony për ta siguruar kështu medaljen e argjendtë. Ajo ishte në nivel edhe në finale, ku përballë e kishte argjentinasen Paula Pareto, njëherësh kampione olimpike, për ta fituar kështu të artën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit