4.5 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

New York Times ngatërron Thaçin me Vuçiqin

Rekomandime

Gazeta e njohur amerikane “New York Times” shkroi në Twitter për anulimin e takimit në Uashington, e arsye për këtë, siç shkroi NYT ishte fakti sepse “lideri i Serbisë u akuzua për krime lufte”.

Duke publikuar në Twitter tekstin në lidhje me anulimin e takimit midis Beogradit dhe Prishtinës në Uashington, “New York Times” shkroi se anulimi i takimit ndodhi sepse “lideri i Serbisë ishte akuzuar për krime lufte”, megjithëse në nëntitullin poshtë fotografisë shoqëruese shpjegon se bëhet fjalë për presidentin e Kosovës.

- Advertisement -

Njoftimi provokoi shumë komente, por deklarata nuk u ndryshua as disa orë më vonë.

Kjo gafë e New York Times ka nxitur shumë reagime edhe në Serbi.

- Advertisement -

Vetë teksti në lidhje me anulimin e takimit provokoi reagimin e negociatorit amerikan Richard Grenel, i cili shkroi në Twitter se kishte shumë gabime në të, për çka tha që nuk befasohet ngase gazetari as që e kishte kontaktuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit