12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

SuImohet një imam në Fushë Kosovë: Nuk i kam borxh askujt

Rekomandime

Para disa minutave, një Imam i xhamisë në Miradi të Epërme, u sulmua fizikisht nga një grup personash që udhëtonin me një pikap pa tabela. Sulmi u kryer menjëherë pas përfundimit të namazit të Teravive në xhaminë në dalje të fshatit.

- Advertisement -

Ali Ismaili, i cili gjithashtu është edhe Kryesues i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, tha se kërcënime të tilla kanë ndodhur më parë, por kjo është hera e parë që ka ndodhur një sulm fizik.

“Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borgj askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë. Sulmet dhe kërcënimet e tilla nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalin në kryerjen e obligimeve të mia karshi qytetarëve.” -u shpreh ai mes tjerash.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht.

- Advertisement -

“I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe!” – ka thënë Ismaili në reagimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit