4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vdesin 3 persona nga koronavirusi në Kosovë

Rekomandime

QKUK, ka njoftuar sot se edhe 3 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke shkuar numri i përgjithshëm në 44 viktima.

- Advertisement -

QKUK ka njoftuar se dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Po ashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit