8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tifogrupi shqiptar thonë se nuk do ta përkrahin Kosovën në ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore do ta kërkojnë kualifikimin për në Kampioniatin Europian përmes Ligës së Kombeve, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në mars të vitit 2020, Kosova do të jetë mysafire e Maqedonisë Veriore në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Fituesi nga kjo ndeshje do të takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. Dhe, fituesi i finales do të sigurojë kualifikimin për në ‘Euro 2020’.

‘Dardanëve’ pritet të iu ndahen rreth 3000 bileta për këtë ndeshje, por Kosova pritet të ketë mbështetje të madhe edhe nga shqiptarët e Maqedonisë, por jo edhe nga tifogrupi i Shkupit, ‘Shvercerat’.

- Advertisement -

“Ne kemi vetëm një Kombëtare, dhe ajo është Shqipëria. Nuk do të ketë organizim për këtë ndeshje“ – ka thënë Arditi, udhëheqësi i tifozëve shkupjan për ‘Indeksonline’.

Ndryshe, ndeshja mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës zhvillohet më 26 mars.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit