14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Greqia fut pronat e Himarës në rezolutë: Kusht për Shqipërinë në BE

Rekomandime

Pronat e minoritetit dhe kufiri detar, kushte për t’u bërë anëtar i BE

- Advertisement -

Me insistimin e Greqisë, mes 15 kushteve ndaj Shqipërisë për vijimin e procesit të integrimit, janë përfshirë edhe ato që lidhen drejtpërdrejt me trajtimin e minoritetit grek dhe përmirësimin e statusit të tyre. Kështu, me rezolutën e Parlamentit Evropian, BE kërkon gjithashtu garantimin ligjor të së drejtës së vetëvendosjes së anëtarëve të minoritetit dhe pakicave kombetare.

Miratimi përpara fillimit të një dialogu mbi ligjin e ri mbi procedurat e regjistrimit, të drejtat pronësore të anëtarëve të minoritetit grek dhe në përgjithësi zbatimin praktik të të gjitha të drejtave duke iu referuar Ligjit për Minoritetet e Shqipërisë përmes nxjerrjes së ligjeve në fuqi.

Shqipëria ka hartuar një project-ligj për regjistrimin e titujve të pronësisë, draft i cili shkaktoi shumë regaime veçanërisht për zonën e bregdetit të Jugut. Me kundërshtarë e brendshëm u bashkua edhe Greqia, që akuzoi qeverinë shqiptare se me këtë ligj po i heq të drejtën e pronës banorëve të Himarës, sipas saj minoritarë grekë.

- Advertisement -

Drafti u dërgua për konsultim në Komisionin e Venecias, ku mori të njëjtat kritika. Ekspertët e cilësuan atë si antikushtetues në disa pika dhe që zbatimi i tij do të shkelte të drejtat e njeriut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit