12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shefja e Epidemiologjisë shqiptare: Covid po ‘kap’ moshat e reja, shumë prej tyre shtrohen në spital

Rekomandime

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik shqiptar pranoi se gjatë ditëve të fundit, ku është shënuar dhe një rritje e numrave të të infektuarve, një tjetër fenomen po bëhet shqetësues.

- Advertisement -

Gjatë një interviste për Vizion Plus, Eugena Tomini tha se koronavirusi po prek një numër të lartë të moshave të reja, e madje shumë prej tyre po përfundojnë në spital.

Lexo Edhe:Dokumenti me shënimet e Enver Hoxhës: Si iu morën miliona të pasurve shqiptarë jashtë vendit

“Fakti është që kishte një ndarje të grupmoshave të prekura në fillim të epidemisë, por duke mos neglizhuar asnjë grupmoshë të prekur. Aktualisht kemi një prekje të moshës së re 30 deri në 40 vjeç që janë shfaqur simptomatikë që kërkojnë trajtim spitalor dhe pavarësisht sëmundjeve shoqëruese ose jo, duhet të marrin trajtim spitalor përkundrejt oksigjenoterapisë. Për këtë arsye ndodhsta edhe rastet që janë shfaqur në spital kanë kërkuar që të hospitalizohen grupmosha 30-40 vjeç. Transmetueshmëra e virusit është pothuajse e njëjtë, nuk njeh preferenca apo ndarje gjinish apo moshash. Virusi nuk fal, është prezent dhe prek çdo grupmoshë.”

- Advertisement -

Tomini tha se duhet të ruhet vigjilenca nga qytetarët si në ditët e para të pandemisë, kur ndihej edhe një lloj frike.

Ajo deklaroi se po punohet që gjurmimi të kalojë në një nivel më të lartë sesa gjatë fazës së karantinës.

- Advertisement -

Gjurmimi të kalojë në një nivel më të lartë sesa gjatë fazës së karantinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit