15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shkoi vullnetar për të Iuftuar në Ukrainë, ushtari britanik tregon pse e braktis Iuftën vetëm pas 9 orësh

Rekomandime

Më 26 shkurt, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, doli në televizion dhe u kërkoi vullnetarëve të huaj të merrnin armët në mbrojtjen e vendit të tij.

Jake Priday, një mësues britanik 25-vjeçar nga Cardiff në Uells, iu përgjigj thirrjes. Priday kishte kaluar gjashtë vjet në ushtrinë britanike, duke bërë turne me Inxhinierët Mbretërorë në Estoni, Kenia dhe së fundi, në Kurdistanin irakian, shkruan The Ekonomist.

- Advertisement -

Ai mori leje nga shkolla, ndërsa postimet në media sociale sugjeruan që kushdo që është i interesuar të ndihmojë përpjekjet e luftës duhet të kontaktojë ambasadën e Ukrainës në vendin e tyre.

Qëllimi i tij, u tha Priday diplomatëve në Londër, ishte t’u jepte ukrainasve trajnim bazë mjekësor, duke i fokusuar përpjekjet e tij në “sa më shumë gra, fëmijë dhe njerëz me aftësi të kufizuara”. “Unë nuk kam asnjë interes të jem hero apo të vdes,” i tha ai stafit të ambasadës. “Zemra ime është me njerëzit. Dhe unë dua të ndihmoj.”

Më 2 mars u nis për në Krakov të Polonisë me një biletë vajtje-ardhje. Me pas ai u dërgua në një bazë ushtarake ukrainase, së bashku me të gjithë vullnetarët e tjerë.

- Advertisement -

Pridey tregon se ukrainasit kontrolluan pasaportat e të gjithëve dhe larguan një vullnetar të mundshëm, një rus që punonte në Dublin. Atij iu tha, se “nuk kishte asnjë mënyrë” që të mund të regjistrohej.

Pridey shkoi në Ukrainë me shpresën se stafi do të vlerësonte aftësitë e të huajve dhe do përpiqej t’i caktonte ata në role të përshtatshme, pasi shumë vullnetarë nuk kishin përvojë ushtarake. Ai mendoi se mund të dërgohej në një kamp refugjatësh për të ndihmuar të plagosurit dhe për të mësuar ndihmën e parë bazë.

- Advertisement -

Në vend të kësaj, koordinatorët shpjeguan se vullnetarët pritej të luftonin në vijën e parë.

Na thanë se do të shkoni atje ku kemi më shumë nevojë”, tha Priday.

Vullnetarët do të merrnin tre deri në pesë ditë trajnim. Stafi i informoi ata se dy ditët e para do t’i kushtoheshin aftësive rudimentare të leximit të hartave dhe mjekësore; në ditën e tretë do të shpërndaheshin armët dhe vullnetarët do të praktikonin gjuajtjen e tyre në poligon; pas kësaj të gjithë ata, pavarësisht nga përvoja e tyre e mëparshme, do të dërgoheshin në front.

Kthesa më shqetësuese e ngjarjeve erdhi menjëherë pas mëngjesit. Vullnetarët u rreshtuan dhe iu tha se ishte koha për të nënshkruar një kontratë: kjo përcaktonte që paga e tyre do të ishte 7,000 hryvnia në muaj (230 dollarë në atë kohë) dhe se ata do të duhej të qëndronin në legjionin e huaj ukrainas për kohëzgjatjen e lufte. Kontrata i vendos ata nën të njëjtat detyrime si të gjithë burrat ukrainas: sipas ligjit ushtarak, të shpallur nga Zelensky më 24 shkurt, asnjë burrë i moshës 18 deri në 60 vjeç nuk lejohet të largohet nga vendi. Sipas Pridey, njerëzit do humbisnin gjithçka, dhe pagesa nuk do ju mjaftonte për asgjë.

Priday u befasua nga naiviteti i atyre që ishin të etur për të luftuar. Disa vullnetarë e krahasuan luftën e Ukrainës me atë të kurdëve në Irak kundër Shtetit Islamik, por ai e dinte se rusët ishin një lloj tjetër armiku.

Kjo nuk është asgjë si lufta kundër TERR0RlSTEVE,” u përpoq t’u shpjegonte Priday rekrutëve të tjerë.

“Ju po luftoni një vend të vërtetë, me një ushtri të vërtetë, me një marinë të vërtetë, me forca speciale dhe armatim të rëndë dhe aftësi të shkëlqyera taktike. Dhe e gjitha po drejtohet nga një njeri i çmendur.”

Siç u tha ai kolegëve të tij vullnetarë, askush nuk dukej se kishte menduar se çfarë do të ndodhte nëse një i huaj si Priday, një veteran i NATO -s, do të kapej nga rusët. “Të burgosurit si unë do të ishin një minierë ari për propagandën ruse,” tha Priday.

“Për mua është mashtruese,” tha Priday. “Ata po ju shesin një ëndërr – ju mund të ndihmoni popullin ukrainas! – por më pas po ju hedhin në vendin më të keq të mundshëm, në një zonë lufte.”

Priday refuzoi të nënshkruante dhe tha se atij iu kërkua menjëherë të largohej nga kazerma. Ai tregon se ishte ende në gjendje të bindte rreth 20 vullnetarë aspirues që të mos nënshkruanin kontratën.

Një i huaj që firmosi ishte një 21-vjeçar nga Britania pa përvojë ushtarake. Ai i tha Priday-it se kishte vite që punonte në punë pa rrugëdalje dhe se zhgënjimi i tij ishte rritur dhe shtuar. Ai fluturoi në Poloni pa u thënë shokëve të shtëpisë ose prindërve të tij: askush në Britani nuk e dinte që ai kishte shkuar. Priday ndjeu sikur i riu po firmoste “urdhër-vdekjen”.

Më pak se dhjetë orë pasi kishte hyrë në Ukrainë, Priday u largua nga kampi dhe u kthye me autostop në kufi. Gjëja e fundit që pa në kazermë ishte një grup të rinjsh në banjë të rreshtuar për t’u rruar: anëtarëve të legjionit të huaj u ndalohet të kenë mjekër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit