10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sheholli: Serbët janë duke përgatitur diçka, çdo shtëpi në Veri është e armatosur!

Rekomandime

Fatmir Sheholli, drejtuesi i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike pohon se udhëheqësit e Serbisë tashmë u kanë dërguar ftesën për mobilizim të gjithë qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, që dikur kanë shërbyër nën direktivat e Serbisë, përfshirë edhe të atyre që tani punojnë në institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Prej momentit të agresionit dhe okupimit rus në Ukrainë, Serbia ka filluar t’u dërgojë thirrje serbeve në Kosovë për mobilizim, dhe ne kemi hasur në këto ftesa të njerëzve që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës që janë serbë dhe janë ftuar që të shkojnë dhe të marrin detyrat dhe përgjegjësitë nga Ministria e Brendshme dhe Ministrisë së Ushtrisë, këta janë duke përgatitur diçka”, tha ai për Expose.

- Advertisement -

Sipas Shehollit, një konflikt i ri në vend është afër. Ai pohon se çdo shtëpi në Veri është e armatosur.

“Situata veçanërisht me serbët në Veri është e tensionuar dhe si e tillë edhe ne si Institut për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, që veprojmë jo vetëm në Veri por edhe në Anaomoravë dhe në Kosovën qëndrore, të dhënat flasin se veçanërisht serbët e Veriut janë të interesuar për çështje problematike që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës dhe ajo që duhet të pohohet është se nuk ka familje serbe në Veri që nuk është e armatosur”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit