Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit.
Ai ishte rrugës për Uashington kur u publikua aktakuza, gjë që e detyroi anulimin e vizitës së tij atje.
Thaçi ka preferuar të kthehej përmes linjës Vjenë – Tiranë.
Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim të tij për aktakuzën e ngritur, por vetëm një shkrim në Facebook: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë.
Ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, janë ngritur akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Ora news/