Lëvizja “Vetëvendosje” ka fajësuar gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës që votuan pro themelimit të Gjykatë Speciale. Këtyre akuzave i është kundërpërgjigjur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila kishte votuar kundër formimit të kësaj gjykate.
Sipas saj, partia e Albin Kurtit po tregohet dinake dhe e pafytyrë, transmeton Indeksonline
“Edhe unë i fajësoj te gjithë deputetet e VV-se qe nen një s’kane guxu me votu kundër gjykatës por kane ike nga Kuvendi dhe nen dy s’kanë guxu me na përkrahë kur e kemi inicu zhbërjen e gjykatës. Hajt tash vazhdone festen qe e keni fillu qe dy dite. T’paftyre”, ka shkruar ajo.