13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Hydajet Hyseni e reciton “qesh i vogël e u rrita” në Kuvendin e Kosovës

Rekomandime

Deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni Kaloshi, në foltoren e Kuvendit ka recituar një poezi pasi bëri një analogji me kohën e viteve të 90’ta, ngjashëm me ish-deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili ia recitoi një poezi Albin Kurtit në Kuvend, gjatë legjislaturës së kaluar.

Hyseni Kaloshi tha se po bëhet zhurmë, për pak gjë. Sipas tij, “vogëlushët” njëjtë si në vitet e 90’ta, po nxiten të recitojnë poezi patriotike, pak të zjarrta.

- Advertisement -

“Zhurmë shumë, për pak. Kalim i temash që s’kanë lidhje me temën, mund të na kujtojnë njëfarë mënyre një… nëse ju kujtohet në vitet 90’, vogëlushët që nxiteshin të recitojnë poezi patriotike, pak të zjarrta, shpesh e recitonin një poezi të fëmijëve të vegjël”, është shprehur Hyseni Kaloshi në Kuvend.

Tutje, Hyseni Kaloshi vazhdoi për të recituar poezinë.

“Qesh i vogël e u rrita

- Advertisement -

Në prehën të nënës u mërzita”, “edhe për të dalë tek ajo tjetra”, vazhdoi Hyseni Kaloshi.

“…E ku deshta unë me qit,

- Advertisement -

rrnoftë Kosova Republikë”, përfundoi poezinë deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni Kaloshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit