10.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Paralajmërohen ‘hyrje’ të reja në listën e zezë amerikane/ Eksperti i sigurisë vjen me një parashikim për politikanët

Rekomandime

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja futi në listën e zezë disa serbë, shumica e tyre, pjesë e strukturave KRlMlNALE në veri, të cilat njëkohësisht janë baza e rrjetit ndërkombëtarë të KRlMlT.

Lista e grupit të organizuar KRlMlNALE të Zvonko Veselinoviqit përfshinë vëllain e tij Zharko Veselinoviç, dhe anëtarët e tjerë të OCG, Milan Rajko Radojçiq (Radojçiq), Zeljko Bojiç (Bojiç), Marko Rosiç (Rosiç), Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljeviç, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

- Advertisement -

Në këtë rast po kërkohet nga institucionet e Kosovës që të veprojnë dhe t’i arrestojnë personat e futur në listë të zezë.

Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se lista e zezë e KRlMlNELEVE që është përgatitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka për qëllim pastrimin e rajonit të Ballkanit nga KRlMET.

Ai gjatë një prononcimi për “Bota sot” vlerësoi se ky aksion i ndërmarrë nga shteti amerikan do të jetë shumë i suksesshëm në luftimin e KRlMlT të organizuar.

- Advertisement -

“Lista e zezë e kriminelëve që është në formim e sipër dhe që shpejt do të njoftohet opinioni në detaje për ta, është ide e SHBA-së, dhe e ka një qëllim që njëherë e mirë të spastrohet ky territor nga KRlMET që i kanë kapluar këto shtete të Ballkanit, sepse tani në këtë gjendje të tillë çfarë gjenden këto shtete. Meqë këtë rol tani po e merr mbi vete Amerika, vlerësimet janë se ky aksion do të jetë shumë i arsyeshëm dhe i suksesshëm, sepse luftimi i KRlMlT të organizuar do të jetë i suksesshëm në të gjitha këto shtete ballkanike”, deklaroi Tërnava.

Po ashtu, eksperti i sigurisë u shpreh se pasi që shtetet e Ballkanit të pastrohen nga KRlMl dhe korrupsioni, atyre do t’iu hapen ‘dyert’ dhe kufijtë e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Dhe krahas kësaj, ai tha se do të spastrohet edhe veriu i vendit, ku më nuk do të ketë pengesa dhe Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës.

“Pasi të ndodhë spastrimi i këtyre shteteve atëherë do të hapen edhe kufijtë e BE-së për të gjitha këto shtete, dhe tani do të sqarohen edhe arsyet e këtij luftimi të KRlMlT të pamëshirshëm, por për të mirën e të gjithë popujve që tani kanë mbetur të getoizuar në kufijtë e tyre duke përfshirë: Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Nëse arrihet ky qëllim i spastrimeve të të gjitha shteteve nga KRlMlNELET që kanë lëshuar shumë gjatë rrënjë të KRlMlT në shtetet e tyre dhe në të tjera shtete si krimi i organizuar, atëherë pjesa e veriut edhe ashtu do të spastrohet vetvetiu dhe më nuk do të jenë këto pengesa të krijuara si deri më tani dhe shumë shpejt do të arrijnë edhe njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, dhe këtyre shteteve ballkanike në fjalë do t’iu hapen rrugët që i kishin deri më tani të mbyllura dhe me plotë pengesa”, theksoi ai.

A do të ketë ‘hyrje’ të reja në listën e zezë amerikane!?

Ndër të tjera, Tërnava paralajmëroi edhe ‘hyrje’ të reja në këtë listë të zezë, ku nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së disa politikanëve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Kësaj liste të zezë pritet t’iu bashkëngjiten edhe politikanë destruktiv dhe të korruptuar nga këto shtete që i përmenda, e që deri më tani janë si shkaktarët të këtij getoizimi të shteteve të tyre. Në rastin e spastrimeve të KRlMlNELEVE që gjenden në listat e zeza, atëherë nuk do të ketë më pengesa sikur që ishin deri më tani dhe shteteve do t’iu kthehet ligjshmëria dhe demokracia në përgjithësi, dhe me hapa të sigurtë do të vazhdohet rrugëtimi drejt aspiratave të shteteve për një zhvillim më të sigurtë dhe më të pasur ku do të punohet për hapje të vendeve të reja të punës dhe shpejt do të investohet në këto shtete, që ato të arrijnë në nivele të shteteve të BE-së, dhe me këtë tani çdokujt do i kthehet dëshira e të jetuarit në shtetin e vet, sikur edhe neve që popullata jonë gjendet me shumë dekada në shtete të ndryshme si të BE-së, gjithashtu edhe në shtetet tjera si SHBA e gjetiu, e që të gjithë e kanë dashurinë e tyre që të jetojmë në Kosovën tonë të pavarur si pjesë e BE-së”, nënvizoi ish-zv.ministri.

Krejt në fund, Tërnava tha se nëse arrin Amerika që ta zhduk krimin dhe korrupsionin, atëherë do të zhdukej nacionalizmi dhe shtetet e Ballkanit do t’i kuptonin gabimet e tyre shekullore.

“Nëse arrihet ky qëllim sikur e shpjegova, atëherë do të zhduken edhe nacionalizmat mes popujve fqinjë dhe më nuk do të kishin ekzistuar struktura të ndryshme paralele në ato pjesë të veriut dhe këto shtete të Ballkanit do t’i kuptojnë tani gabimet shekullore që i kanë ripërsëritur me luftëra të shpeshta të deritashme. Situatat e tanishme të zhvillimit në BE ka ngajsim që në bazë të rrethanave që edhe Evropa të krijohet si një shtet i përgjithshëm që do i përngjaj Amerikës, dhe tani do të ishte shumë më lehtë të qeveriset si kompaktësi dhe tërësi një Evropë e ngjashëm me SHBA-në, dhe çështjet e zhvillimit do të thjeshtësoheshin dhe standardi i banorëve do të rritej në të mirën e popullit”, përfundoi Hajrullah Tërnava

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit